RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kaja Kallas: Nëse Putin nuk ndalohet, nuk do ndalet

kaja-kallas:-nese-putin-nuk-ndalohet,-nuk-do-ndalet

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, bëri thirrje për bashkëpunim më të fortë me vendet e Mesdheut Jugor, duke paralajmëruar se lufta e Rusisë në Ukrainë përbën “një kërcënim ekzistencial” për Evropën.

Deklaratat erdhën gjatë një takimi ministror në Barcelonë, ku u prezantua Pakti i ri i BE-së për Mesdheun.

Kallas theksoi rëndësinë gjithnjë e më të madhe strategjike të Mesdheut, duke u shprehur se Evropa po përballet me “ndryshime që tundin themelet”.

Ajo paralajmëroi urgjencën e ndalimit të agresionit rus. “Lufta e Rusisë në Ukrainë është kërcënim ekzistencial. Nëse (Presidenti rus Vladimir) Putin nuk ndalohet, ai nuk do të ndalet”.

Sipas saj, objektivat e BE-së mund të arrihen vetëm përmes “partneriteteve më të forta, më shumë bashkëpunim dhe duke punuar së bashku si të barabartë”. Pakti i ri synon të thellojë bashkëpunimin në fusha si ekonomia, infrastruktura digjitale, energjia, arsimi, shkëmbimet kulturore dhe startup-et, raportojnë mediet ndërkombëtare.

Kallas paralajmëroi edhe për kërcënimet e përbashkëta të sigurisë në Mesdhe, duke përmendur “anijet e flotës së hijeve” që ndihmojnë Rusinë të shmangë sanksionet, e që mund të shërbejnë si platforma për dronë dhe sulme, si dhe përbëjnë rrezik mjedisor.

Sa i përket stabilitetit rajonal, shefja e diplomacisë së BE nënvizoi situatën në Gaza, duke theksuar se “stabiliteti i Gazës është prioritet për të gjithë” dhe se BE-ja ka detyrimin të mbështesë procesin e paqes. /abcnews

Related posts

I fundi akt çnjerëzor në Jerusalem nga ata që po kolonizojnë Shqipërinë nën maskë zhvillimi

Hevzi

Kuvendi nesër me dy seanca, njëra për mandatarin Glauk Konjufca

Muhamet Ramadani

Hyn në fuqi Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Irfan Jahiu