RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina kërkon 300 miliardë dollarë dëmshpërblime lufte nga Rusia

ukraina-kerkon-300-miliarde-dollare-demshperblime-lufte-nga-rusia

Ukraina kërkon 300 miliardë dollarë dëmshpërblime lufte nga Rusia, theksoi ministri ukrainas i Drejtësisë, Denys Maliuska.

”Kievi po planifikon një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të krijuar një mekanizëm ndërkombëtar kompensimi”, theksoi Maliuska.

Ndërsa dëmi në infrastrukturën e Ukrainës shkaktuar nga pushtimi rus vlerësohet të jetë shumë më i madh se shuma e cituar nga Maliuska, shifra prej 300 miliardë dollarësh është shuma totale e aseteve që banka kombëtare ruse ka në vendet e G7 e që janë ngrirë për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj Moskës pas pushtimit të Ukrainës.

Përveç kërkesës për akses në fondet e ngrira shtetërore ruse, Maliuska tha se ”Ukraina gjithashtu do që asetet e huaja dhe pronat e ndërmarrjeve shtetërore dhe ato private të oligarkëve rusë”. /atsh

Related posts

Japonia shpreh shqetësim serioz për operacionin ushtarak izraelit në Liban që ka vrarë qindra njerëz

Kushtrim Guraj

Shirat e rrëmbyeshëm përmbytin tendat në Gaza, thellojnë krizën humanitare

admin

Kreyparlamentari i Malit të Zi prezanton kërkesat e Vuçiqit për Kosovën

Muhamet Ramadani