RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Flamujt e OKB-së, BE-së dhe NATO-s ulen në gjysmështizë për Mbretëreshën Elizabeth II – VIDEO

flamujt-e-okb-se,-be-se-dhe-nato-s-ulen-ne-gjysmeshtize-per-mbretereshen-elizabeth-ii-–-video

Flamujt në Zyrën e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gjenevë dhe në institucionet e Bashkimit Evropian (BE) dhe të NATO-s janë ulur në gjysmështizë për shkak të vdekjes së Mbretëreshës së Britanisë Elizabeth II, raporton Anadolu Agency (AA).

Është vërejtur se flamuri në hyrje të Zyrës së OKB-së në Gjenevë është ulur në gjysmështizë në orët e para të mëngjesit.

Flamujt përpara Komisionit Evropian, Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian në Bruksel janë ulur në gjysmështizë për shkak të zisë.

Gjithashtu për shkak të vdekjes së mbretëreshës në gjysmështizë janë ulur edhe flamujt e 30 vendeve aleate që ndodhen përpara selisë së NATO-s.

Related posts

Izraeli paralajmëron banorët e 3 fshatrave në Liban të evakuohen përpara sulmeve

admin

Xhamia e Sijarinës në Medvegjë mbledh në iftarin e përbashkët besimtarët e gjitha trevave

Hevzi

SHBA, ankesat për islamofobinë rriten 72 për qind në shkollat në Massachusetts

Muhamet Ramadani