RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Macron dhe Zelenskyy diskutojnë për situatën e centralit bërthamor Zaporizhzhia

macron-dhe-zelenskyy-diskutojne-per-situaten-e-centralit-berthamor-zaporizhzhia

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy në një bisedë telefonike diskutuan për situatën e centralit bërthamor Zaporizhzhia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Pallati Elysee thuhet se dy liderët diskutuan për situatën e centralit bërthamor Zaporizhzhia dhe thanë se mbështesin punimet e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Macron dhe Zelenskyy ranë dakord për çështjen e tërheqjes së forcave ruse për të garantuar rregullin dhe sigurinë e komplekseve bërthamore.

Në deklaratë thuhet se Macron ka marrë nga Zelenskyy informacione rreth ecurisë së luftës dhe nevojave të Ukrainës.

Related posts

Dhjetëra irakianë të hospitalizuar nga pluhuri i madh

admin

Si duhet lexuar ky postim qeveritar me mospërmbytjen më të Xhamisë së Plumbit në Shkodër?

RTI

Ushtria iraniane thotë kanë shënjestruar me dronë objekte kyç amerikane në Bazën Ajrore Sheikh Isa në Bahrein

RTI