RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Macron dhe Zelenskyy diskutojnë për situatën e centralit bërthamor Zaporizhzhia

macron-dhe-zelenskyy-diskutojne-per-situaten-e-centralit-berthamor-zaporizhzhia

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy në një bisedë telefonike diskutuan për situatën e centralit bërthamor Zaporizhzhia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Pallati Elysee thuhet se dy liderët diskutuan për situatën e centralit bërthamor Zaporizhzhia dhe thanë se mbështesin punimet e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Macron dhe Zelenskyy ranë dakord për çështjen e tërheqjes së forcave ruse për të garantuar rregullin dhe sigurinë e komplekseve bërthamore.

Në deklaratë thuhet se Macron ka marrë nga Zelenskyy informacione rreth ecurisë së luftës dhe nevojave të Ukrainës.

Related posts

Erdogan: Është koha të shohim zbatimin e angazhimeve nga Finlanda dhe Suedia

admin

Vrasja e artistit kritik të Putinit në Poloni, kryeministri Tusk: Gjithçka tregon se ishte eliminim politik! Nëse Rusia e ka urdhëruar…

admin

U përplas me Trump për shitjen e cigareve elektronike, presidenti amerikan shkarkon nga detyra komisionerin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave

Muhamet Ramadani