RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Inteligjenca britanike: Rusia urdhëroi tërheqjen nga Kharkivi

inteligjenca-britanike:-rusia-urdheroi-terheqjen-nga-kharkivi

Inteligjenca britanike njoftoi të hënën se Rusia urdhëroi tërheqjen e tërësishme të trupave nga Kharkivi, në drejtim të lumit Oskil, pas ofensivës së suksesshme ukrainase.

Inteligjenca bëri të ditur se që nga e mërkura, Ukraina ka marrë disa lokalitete, derisa rusët po luftojnë për t’u riorganizuar.

“Një urë lundruese e improvizuar e Rusisë, e nisur më shumë se dy javë, ka mbetur në gjysmë. Artileria ukrainase me rreze të gjata veprimi po godet aq shpesh në pikat e kalimit të Dnipros, sa Rusia nuk mund të kryejë riparime”, thuhet në njoftimin e Britanisë së Madhe.

Sukseset e Ukrainës në terren, kanë bërë që Rusia t’i ridizajnojë operacionet luftarake, e shumica e trupave “po detyrohet t’u japë përparësi veprimeve emergjente mbrojtëse”.

Të dielën, trupat ukrainase arritën në kufirin me Rusinë, në rrethin Dergachy, në rajonin e Kharkivit.

Ata u panë duke festuar me flamurin ukrainas, të mbledhur pranë një ndërtese gjysmë të shkatërruar.

Related posts

Kuzhinat humanitare popullore në Mitrovicë dhe Pejë ushqejnë çdo ditë nga 500 persona

admin

Aktivistët pro Palestinës në Britani pranë vdekjes nga greva e urisë

admin

Zelensky: Plani i fundit i paqes ofron tërheqje të mundshme të Ukrainës nga lindja

admin