Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologun e saj malazez, Milo Gjukanoviq, në samitin që po mbahet në Brdo të Sllovenisë.
Gjukanoviq ka thënë se Mali i Zi dhe Kosova janë në ruajtjen e stabilitetit dhe perspektivës evropiane të rajonit.
“Mali i Zi dhe Kosova janë të vendosur në parimet e ruajtjes së stabilitetit dhe perspektivës evropiane të rajonit”, ka thënë Gjukanoviq.