RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sulme kibernetike në drejtim të Qeverisë së Kosovës

sulme-kibernetike-ne-drejtim-te-qeverise-se-kosoves

Qeveria e Kosovës, ka njoftuar se gjatë javës së kaluar sistemet qeveritare janë ballafaquar me sulm kibernetik, gjë e cila ka shkaktuar pengesa në shërbimin e internetit brenda institucioneve qeveritare dhe mungesë të qasjes në disa shërbime qeveritare.

Nga qeveria është njoftuar po ashtu se, gjatë periudhave të sulmit, ekipi i sigurisë kibernetike në ASHI është angazhuar maksimalisht që impakti i sulmit në qasshmërinë dhe funksionalitetin e shërbimeve të jetë sa më i vogël, shkruan lajmi.net.

Tutje shtohet se qeveria në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm, me aplikimin e masave adekuate, sulmi kibernetik është tejkaluar dhe janë parandaluar tentativat për vazhdim të sulmit.

Njoftimi i plotë:

Gjatë javës së kaluar, në periudha të caktuara kohore, sistemet qeveritare janë ballafaquar me sulm kibernetik të llojit DDoS që ka shkaktuar pengesa të herëpashershme në shërbimin e internetit brenda institucioneve qeveritare dhe mungesë të herëpashershme të qasjes në disa shërbime qeveritare.

Gjatë periudhave të sulmit, ekipi i sigurisë kibernetike në ASHI është angazhuar maksimalisht që impakti i sulmit në qasshmërinë dhe funksionalitetin e shërbimeve të jetë sa më i vogël. Në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm, me aplikimin e masave adekuate, sulmi kibernetik është tejkaluar dhe janë parandaluar tentativat për vazhdim të sulmit.

Të gjitha shërbimet qeveritare janë plotësisht të qasshme dhe nuk ka pengesa në funksionimin e tyre. Gjatë këtij sulmi kibernetik në asnjë moment nuk janë cenuar të dhënat e ruajtura në Qendrën Shtetërore të të Dhënave në kuadër të Institucioneve të Republikës së Kosovës.

Related posts

Gjermania do të ridislokojë dy anije luftarake në Mesdheun Lindor në gatishmëri për një mision të mundshëm

admin

Kurti takohet me Kamberin, bisedojnë për rrjedhat aktuale politike

Muhamet Ramadani

Kryeministri Rama viziton Estoninë

Kushtrim Guraj