RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kuleba: Lufta do të përfundojë më shpejt në rast të mbërritjes së armëve nga partnerët perëndimorë

kuleba:-lufta-do-te-perfundoje-me-shpejt-ne-rast-te-mberritjes-se-armeve-nga-partneret-perendimore

Forcat e Armatosura ukrainase mund ta përfundojnë luftën më shpejt nëse marrin më shumë armë nga partnerët perëndimorë, deklaroi sot ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

“Ne po e kthejmë kursin dhe na duhen më shumë armë dhe municione të rënda nga aleatët tanë për të shpëtuar më shumë banorë dhe për të çliruar më shumë territore të Ukrainës”, tha ai.

“Sa më shumë mbështetje ushtarake të marrim tani, aq më shpejt do të përfundojë kjo luftë. Kjo është arsyeja pse Ukraina po kërkon nga partnerët e saj të fokusohen në furnizimet që i nevojitet ushtrisë ukrainase që do të sjellë më afër fitoren dhe paqen”, theksoi Kuleba.

Sipas ministrit, territori i fituar nga Ukraina në lindje dhe jug të vendit tregon se të gjitha investimet që partnerët perëndimorë kanë bërë në mbrojtjen e Kievit po japin rezultate befasuese.

“Nuk duhet të ketë asnjë dyshim tani se Ukraina mund të fitojë dhe Rusia mund të mposhtet në fushën e betejës”, theksoi ai. /atsh

Related posts

Tërmet me magnitudë 6,5 godet Ishullin Java të Indonezisë

rezart morina

Pos 2-euroshit, qytetarët e bizneset përballen edhe me 1 dhe 20-euroshin fals

admin6

E quajti maskrën e Raçakun “trillim”, ish-ministri Todosijeviq lirohet nga akuzat

admin