RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria miraton projektligjin për themelimin e një instituti për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë

qeveria-miraton-projektligjin-per-themelimin-e-nje-instituti-per-krimet-e-kryera-gjate-luftes-ne-kosove

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka miratuar Projektligjin për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bëri të ditur se ky institut do të funksionojë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

“Historia na mëson që zgjidhjet afatgjate janë të paarritshme atëherë kur nuk bazohen në pariemt e drejtësisë. Është detyrë e qeverisë që mbi të vërtetën të ndërtojmë mekanizma për të kaluarën. Për këtë, kam kënaqësinë që ta hapi mbledhjen e cila i referohet miratimin e Institutit për Krimet e kryera në Kosovë. Kam potencuar që krimet e kryera dhe dëmet e shkaktuara duhet adresuar, sepse ato janë parakusht për stabilitet afatgjatë. Një shoqëri nuk harron sepse e institucionalizon kërkesën, si parakusht për jetesën e dinjitetshme. Ky institut do të themelohet në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Vetëm me respektimin e duhur të së kaluarës mund të kemi një të ardhme të ndritur”, deklaroi Kurti.

Related posts

Bislimi: Kryeministri i Serbisë ia bëri të qartë BE-së, për ta s’ka marrëveshje bazë

admin

Organizata franceze shpëton nga fundosja qindra njerëz në Maltë

admin

Forcat izraelite në tremujorin e parë të 2023, vranë 7 palestinezë dhe qindra arrestuan në Kuds

Muhamet Ramadani