RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Orban: Ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO nuk është urgjente

orban:-ratifikimi-i-anetaresimit-te-suedise-ne-nato-nuk-eshte-urgjente

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha para Parlamentit të shtetit të tij të hënën se ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO nuk është “urgjente”, duke e akuzuar shtetin nordik se ka sfiduar “natyrën demokratike” të shtetit.

Hungaria ende nuk ka votuar për pranimin e Suedisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), duke iu bashkuar Turqisë, e cila për një kohë të gjatë kishte bllokuar anëtarësimin e Suedisë në aleancë, para se të hiqte veton në muajin korrik.

Në të kaluarën, Orban vazhdimisht ka deklaruar se Hungaria mbështet Suedinë në aspiratën e saj që t’i bashkohet NATO-s.

“Pyes veten nëse ka diçka urgjente që na detyron ne të ratifikojmë anëtarësimin e Suedisë në NATO. Nuk shoh asnjë rrethanë të tillë”, u tha Orban ligjvënësve më 25 shtator.

Orban i mbështeti deklaratat e tij duke thënë se “nuk ka asnjë rrezik për sigurinë e Suedisë” dhe asnjë marrëdhënie ushtarake me Suedinë nuk rrezikohet.

Budapesti shpesh dënon atë që e cilëson “sjellje armiqësore” të Stokholmit, duke i akuzuar përfaqësuesit suedezë se “vazhdimisht e sulmojnë Hungarinë” për çështjet që lidhen me sundimin e ligjit.

Në javët e fundit, ka qarkulluar një video e vitit 2019, ku shfaqen kritika lidhur me rënien e demokracisë në Hungari.

“Akuzat e rënda dhe informacionet e rreme po përhapen në shkollat e Suedisë”, tha kryediplomati hungarez, Peter Szijjarto, në letrën që i dërgoi më herët gjatë shtatorit homologut të tij suedez.

Videoja që është rishfaqur për Hungarinë që shfaqet në shkolla “përkeqëson problemin…. në nivelin e politikës ndërkombëtare dhe ne nuk do ta pranojmë këtë”, tha Orban të hënën.

Helsinki dhe Stokholmi – që për vite të tëra kishin politikë të mosangazhimit ushtarake – pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës shkurtin e kaluar, shprehën dëshirën e tyre që t’i bashkohen NATO-s.

Në prill, Finlanda u bë anëtarja e 31-të e NATO-s. /rel

Related posts

“Kasapi i El-Fasherit” mburret me masakrimin e mbi 2.000 civilëve në Darfur të Sudanit

RTI

12 palestinezë të vrarë dhe 20 të plagosur në sulmet izraelite në Gaza pavarësisht armëpushimit

Muhamet Ramadani

Bislimi udhëton drejt Suedisë, arsye aplikimi për anëtarësim në BE

admin