RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

DSGV: 60% e familjeve gjermane i përdorin të gjitha të ardhurat mujore për shkak të krizës

dsgv:-60%-e-familjeve-gjermane-i-perdorin-te-gjitha-te-ardhurat-mujore-per-shkak-te-krizes

Organizata e bankave gjermane të kursimeve, DSGV, deklaroi se 60% e familjeve gjermane duhet të shterojnë të ardhurat e tyre të plota mujore në koston e jetesës.

Kjo do të bënte që njerëzit të shpenzonin më pak për mikpritjen, turizmin, blerjet dhe shërbime të tjera, paralajmëroi shoqata të martën.

Për më tepër, kryetari i DSGV Helmut Schleweis paralajmëroi se kompanitë po përballen me kërcënime ekzistenciale për shkak të rritjes së kostove të energjisë. Shoqata ka kërkuar një tavan për çmimet e energjisë elektrike dhe gazit.

Shoqata ftoi kompanitë që të përdorin kapitalin e tyre për të investuar në energjinë e rinovueshme dhe për të siguruar një furnizim afatgjatë me energji.

Gjithashtu , Shoqata Gjermane e Industrive të Energjisë dhe Ujit i bëri thirrje qeverisë të ndihmojë bizneset e mesme dhe kompanitë e shërbimeve që rrezikojnë të mbyten nga faturat e energjisë.

“Mbështetja e qeverisë për të zbutur goditjen e krizës së çmimeve të energjisë deri më tani ka qenë kryesisht për familjet private. Tani qeveria duhet të fokusohet edhe në ndërmarrjet e mesme, si dhe në shërbimet publike”, theksoi kryetarja e shoqatës, Marie Luise Wolff. /atsh

Related posts

Shkak grevat, qytetarët detyrohet të presin në radhë me orë të tëra

admin

Mbi 1,000 këshilltarë britanikë zotohen për mbështetje ndaj Palestinës para zgjedhjeve lokale

Irfan Jahiu

Kurti takon Lajçakun dhe tregohet i prerë

admin