RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Operacion i gjerë policor, arrestohen disa persona të dyshuar për shitblerje të drogës

operacion-i-gjere-policor,-arrestohen-disa-persona-te-dyshuar-per-shitblerje-te-droges

Në rajone të ndryshme të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, policia ka arrestuar disa të dyshuar për blerje, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike psikotrope dhe analoge dhe ka sekuestruar një armë.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se njësitet e antidrogës në 24 orët e fundit kanë realizuar disa operacione policore në parandalimin dhe luftimin e abuzimit me substanca narkotike.

“Në këtë kontekst, më datë 25.01.2023, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Gjilan, pas pranimit të informacioneve se disa persona të dyshuar kanë në posedim sasi të substancës narkotike të llojit ‘marihuanë’, janë ndërmarrë veprime taktike-operacionale për kapjen e personave të dyshuar të cilët dyshohej se bënin të mundur shpërndarjen dhe shitjen e narkotikëve në disa lagje të Komunës së Gjilanit”, njofton Policia e Kosovës.

Pas lokalizimit të vendndodhjes së personave të dyshuar, janë realizuar veprime të shpejta operacionale dhe njësitë policore kanë arrestuar tre personat e dyshuar, transmeton Telegrafi.

“Si prova materiale nga të dyshuarit gjatë operacionit të kontrollit është konfiskuar sasi e substancës narkotike 373.1 gr dhe 822.6 gr dhe një peshore digjitale.

Po ashtu, sipas Policisë, mbrëmë (25.01.2023), në rajonin e Prishtinës hetuesit e antidrogës gjatë një operacioni kanë arrestuar dy persona të dyshuar tjerë për posedim droge dhe janë kryer bastisje në lokacionet e tyre. Dëshmi relevante janë sekuestruar nga policia për procedura të mëtejme ligjore.

“Një operacion tjetër i antidrogës është realizuar edhe sot më 26.01.2023, në rajonin e Pejës, ku me urdhër të organeve të drejtësisë, në mbështetje të Njësive për reagim të shpejtë (NJRSH) Pejë dhe Forensikës Rajonale është zbatuar urdhër kontroll në lokacionin e dy personave të dyshuar dhe gjatë operacionit të bastisjes-kontrollit të shtëpisë, tek njëri i dyshuar janë gjetur një revole, një grinder (mulli për bluarje të marihuanës), substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë prej 119.4 gram e cila ishte e ndarë në vende të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, në vazhdën e bastisjes-kontrollit, në dhomën e të dyshuarës tjetër në një kasafortë metali janë gjetur dhe sekuestruar 5.8 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Të gjitha veprimet policore janë ndërmarr në bashkëpunim me prokurorinë kompetente për procedura të mëtejme ligjore.

Related posts

Ragmi Mustafi: Shqiptarët e Luginës do ta refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi

admin6

Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

rezart morina

Greqia njoftoi ndërtimin e parqeve detare në Jon dhe Egje, Turqia kërcënon: Veprime të njëanshme, jemi të gatishmëri për…

admin