RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia nis sulme masive për të mbajtur nën kontroll përparimin e Ukrainës

rusia-nis-sulme-masive-per-te-mbajtur-nen-kontroll-perparimin-e-ukraines

Rusia thotë se ka nisur sulme masive në përgjigje të kundërsulmimit të trupave ukrainase, shkroi të martën “Euronews”.

“Forcat ajrore ruse, balistika dhe artileria po kryejnë sulme masive kundër njësive të forcave të armatosura ukrainase në të gjitha zonat operative”, tha të martën Ministria ruse e Mbrojtjes.

Ajo iu referua veçanërisht bombardimeve pranë Slovianskut, Konstantinivkës dhe Bakhmutit në Ukrainën lindore, si dhe në rajonet jugore të Mykolaivit dhe Zaporizhias dhe në atë të Kharkivit, nga ku ushtarët rusë janë tërhequr pothuajse plotësisht përballë përparimeve ukrainase.

“Ofensiva ruse e nisur më 24 shkurt do të vazhdojë derisa të arrihen objektivat”, ka thënë Kremlini një ditë më parë, sipas të cilit aktualisht nuk ka asnjë perspektivë për negociata midis dy vendeve.

Ndërkohë, Kievi thotë se ushtarët rusë po kryejnë deri në 200 krime lufte në ditë, të cilat po zbulohen në zonat e sapoçliruara nga ushtarët ukrainas në lindje dhe veri të vendit.

“Ukraina tani ka rimarrë më shumë se 6,000 kilometra katrorë në një avancim të shpejtë lufte që i detyroi trupat ruse të tërhiqeshin me nxitim”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Related posts

Dhjetë qytete të përfshira nga tërmetet në Turqi, 10 milion njerëz të prekur

Muhamet Ramadani

Regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi, nga 1 deri 15 nëntor

Muhamet Ramadani

“U ndal të përshëndeste dhe shkëmbente dy fjalë, por u qëllua me një plumb”- Vrasja e Avni Rustemit, çfarë ndodhi me 20 prill 1924 pranë Pazarit të Ri

admin