RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UNICEF: Mungesa e ushqimit në Somali lë 500 mijë fëmijë në rrezik të vdekjes

unicef:-mungesa-e-ushqimit-ne-somali-le-500-mije-femije-ne-rrezik-te-vdekjes

Bëhet e ditur se 500 mijë fëmijë janë në rrezik të vdekjes për shkak të mungesës së ushqimit në Somali, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), James Elder në një deklaratë lidhur me krizën e ushqimit në vend tha se kriza ushqimore në Somali la 500 mijë fëmijë në rrezik të vdekjes.

Ai tha se 340 mijë fëmijë vuajtën nga mungesa e ushqimit gjatë krizës ushqimore në Somali në vitin 2011 dhe se ky numër këtë vit i ka kaluar 500 mijë.

Elder e përshkroi krizën ushqimore si “Makthi që nuk e kemi parë në këtë shekull”.

80 për qind e Somalisë lufton me thatësirat ekstreme

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), 80 për qind e Somalisë po lufton me thatësirat ekstreme.

Qeveria e Somalisë për shkak të thatësirës në rritje shpalli “gjendje të jashtëzakonshme” në të gjithë vendin më 23 nëntor 2021.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i bëri thirrje për ndihmë urgjente komunitetit ndërkombëtar për krizën humanitare në Somali.

Related posts

Clinton mbërrin në Shqipëri, pritet nga Rama

admin

Kolombo përgatitet për përmbytje më të mëdha

RTI

NATO mirëpret heqjen e barrikadave: KFOR-i ndërhyn nëse është nevoja

admin