RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE-ja planifikon t’i mbledhë rreth 140 miliardë € nga fitimet e disa kompanive të energjisë

be-ja-planifikon-t’i-mbledhe-rreth-140-miliarde-e-nga-fitimet-e-disa-kompanive-te-energjise

Bashkimi Evropian po planifikon t’i mbledhë rreth 140 miliardë euro, duke shfrytëzuar fitimet e papritura të disa kompanive të energjisë për të ndihmuar familjet dhe bizneset të paguajnë faturat e gazit dhe energjisë elektrike, shkroi të mërkurën CNN-i.

Komisioni Evropian ka propozuar më 14 shtator kufizimin e fitimeve të prodhuesve të energjisë elektrike dhe vendosjen e taksave për fitimet e papritura të kompanive të naftës dhe gazit.

Evropa sanksionoi eksportet ruse të naftës dhe qymyrit pas pushtimit të Ukrainës, duke bërë që Moska të kundër-reagojë me ndalim të furnizimit me gaz.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, tha të mërkurën se blloku do të kryejë një reformë të thellë dhe gjithëpërfshirëse për të shkëputur koston e gazit nga çmimi i energjisë elektrike.

“Është e gabuar të përfitosh nga lufta dhe në shpinë të konsumatorëve”, ka thënë ajo.

Këto propozime të Komisionit duhet të debatohen dhe të miratohen nga vendet anëtare të BE-së.

Propozimi i BE-së është pjesë e një pakete masash për të ndihmuar rajonin të përballojë krizën e energjisë këtë dimër. /koha

Related posts

OKB: Nevojiten 16 miliardë dollarë për rindërtimin në Pakistan

admin

INTERPOL-i lëshon urdhërarrest edhe për 11 persona për sulmin në Banjskë

admin

Nisin patrullimet në Veri, kreu i EULEX mesazh serbëve që marrin urdhra nga Beogradi

admin