RTV AHIRETI
Lajme

U përurua “Xhamia e Haxhilerëve” në Klinë të Poshtme të Skenderajt

u-perurua-“xhamia-e-haxhilereve”-ne-kline-te-poshtme-te-skenderajt

Në fshatin Klinë e Poshtme të komunës së Skenderajt është bërë sot hapja solemne e “Xhamisë së Haxhilerëve” ku morën pjesë një numër i madh i të pranishmëve.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili u shpreh tejet i lumtur për ndërtimin e kësaj xhamie.
Ai duke uruar banorët e këtij fshati, tha se duhet punuar bashkërisht për një të ardhme më të mirë për vendin.

Myftiu Tërnava përmendi gjithashtu sakrificën e gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit e që falë kësaj lirie populli i Kosovës po gëzon të drejtat e veta.

Ndërtimin e kësaj xhamie e përshendeti edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Fadil Nura, i cili uroi që ky objekt të rrëzatojë unitet të përbashkët.

Ndërtimin e kësaj xhamie e uruan edhe kryetar i KBI-së së Skenderajt, kryetari i fshatit, si dhe donatorët.

Ideja për ndërtimin e kësaj xhamie kishte nisur qysh në vitin 1984, por që ishte pezulluar dhe u ndalua nga ish-regjimi serb, për të filluar sërish ndërtimin e saj në vitin 2019 me iniciativë të bashkëfshatëreve e veçanërisht të vëllëzërve Muhamed dhe Arif Ibishi. Falë këtyre, banorët e këtij fshati po e gëzojnë ndërtimin e tërësishëm të saj.

Related posts

Katari dhe Arabia Saudite bëjnë thirrje për t’i dhënë fund ‘katastrofës humanitare’ në Gaza

admin

IDF këshillon palestinezët që largohen për të shkuar në Egjipt

rezart morina

Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

admin