Kryeredaktori i gazetës shtetërore ruse Pravda është ndarë nga jeta pas një goditjeje në tru gjatë një udhëtimi pune. Kështu, ai bëhet aleati i radhës i Vladimir Putinit që ndërron jetë në rrethana misterioze.
Vladimir Nikolayevich Sungorkin, 68 vjeç, thuhet se po shfaqte shenja të ‘mbytjes’ kur vdiq të mërkurën. 68-vjeçari po udhëtonte drejt Khabarovsk-it me kolegët e gazetës para se të niseshin për në Moskë, kur ra pa ndjenja.
Kolegu i tij Leonid Zakharov shpjegoi se tre minuta më vonë, Vladimir filloi të kishte vështirësi në frymëmarrje dhe se grupi e nxori për ajër të pastër. Ai tha se askush nuk mund ta shpëtonte dhe fatkeqësisht ndërroi jetë, ndërsa mjeku që e ekzaminoi fillimisht arriti në përfundimin se ai vdiq nga një goditje në tru.
Sungorkin nuk u ndje mirë disa minuta pasi tha se grupi duhej ‘të gjente një vend të bukur diku… për drekë’. /abcnews