RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeredaktori i gazetës shtetërore ruse humb jetën pas një goditjeje në tru

kryeredaktori-i-gazetes-shteterore-ruse-humb-jeten-pas-nje-goditjeje-ne-tru

Kryeredaktori i gazetës shtetërore ruse Pravda është ndarë nga jeta pas një goditjeje në tru gjatë një udhëtimi pune. Kështu, ai bëhet aleati i radhës i Vladimir Putinit që ndërron jetë në rrethana misterioze.

Vladimir Nikolayevich Sungorkin, 68 vjeç, thuhet se po shfaqte shenja të ‘mbytjes’ kur vdiq të mërkurën. 68-vjeçari po udhëtonte drejt Khabarovsk-it me kolegët e gazetës para se të niseshin për në Moskë, kur ra pa ndjenja.

Kolegu i tij Leonid Zakharov shpjegoi se tre minuta më vonë, Vladimir filloi të kishte vështirësi në frymëmarrje dhe se grupi e nxori për ajër të pastër. Ai tha se askush nuk mund ta shpëtonte dhe fatkeqësisht ndërroi jetë, ndërsa mjeku që e ekzaminoi fillimisht arriti në përfundimin se ai vdiq nga një goditje në tru.

Sungorkin nuk u ndje mirë disa minuta pasi tha se grupi duhej ‘të gjente një vend të bukur diku… për drekë’. /abcnews

Related posts

Lituania rrit gatishmërinë ushtarake në kufirin me Bjellorusinë

Muhamet Ramadani

“Netanyahu po shtyn planet për emigrim vullnetar të palestinezëve në Gaza”

admin

Izraelitët provokojnë sërish, djegin Kuranin në prag të Ramazanit…

Muhamet Ramadani