RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani takon Mbretin Charles III dhe kryeministren Truss

osmani-takon-mbretin-charles-iii-dhe-kryeministren-truss

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II në Londër.

Gjatë kësaj ceremonie Osmani ka takuar Mbretin Charles III dhe kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss.

Osmani ka shkruare se Mbretëresha Elizabeth II do të mbahet mend si simbol i forcës.

“Mbretëresha do të mbahet mend si një simbol i forcës dhe qëndrueshmërisë, dhe për angazhimin e saj të palëkundur ndaj shërbimit publik”, ka shkruar Osmani.

Rreth 2 mijë të ftuar, duke përfshirë disa qindra presidentë, krerë shtetesh dhe monarkë, do të marrin pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II në Westminster Abbey në Londër të hënën.

Më pas ajo do të varroset në Kështjellën Windsor në mbrëmje.

Related posts

Siria Lindore: arabët aty, të lehtësuar pas çlirimit nga zgjedha kurde

Irfan Jahiu

Presidentët turk dhe palestinez takohen në Ankara për bisedime

Muhamet Ramadani

Inxhinieri nga Shkupi lanson aplikacionin e parë që përkthen Kuranin fjalë për fjalë në shqip

Muhamet Ramadani