RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani takon Mbretin Charles III dhe kryeministren Truss

osmani-takon-mbretin-charles-iii-dhe-kryeministren-truss

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II në Londër.

Gjatë kësaj ceremonie Osmani ka takuar Mbretin Charles III dhe kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss.

Osmani ka shkruare se Mbretëresha Elizabeth II do të mbahet mend si simbol i forcës.

“Mbretëresha do të mbahet mend si një simbol i forcës dhe qëndrueshmërisë, dhe për angazhimin e saj të palëkundur ndaj shërbimit publik”, ka shkruar Osmani.

Rreth 2 mijë të ftuar, duke përfshirë disa qindra presidentë, krerë shtetesh dhe monarkë, do të marrin pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II në Westminster Abbey në Londër të hënën.

Më pas ajo do të varroset në Kështjellën Windsor në mbrëmje.

Related posts

Rama nuk do shihej si tradhëtar nëse…

admin

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës/ Palët flasin për negociatat, optimistë për arritjen e një marrëveshjeje

admin

Të paktën 39,653 të vr’arë nga Iz’raeli në Ga’za që nga 7 tetori

admin