RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli arreston drejtorin e Xhamisë Al-Aksa në Kuds

izraeli-arreston-drejtorin-e-xhamise-al-aksa-ne-kuds

Policia izraelite arrestoi sot drejtorin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor, Sheikun Omar al-Kiswani, sipas dëshmitarëve okularë, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat izraelite bastisën shtëpinë e Al-Kiswanit në lagjen Al-Tur në Kudsin Lindor dhe e morën atë në paraburgim, thanë dëshmitarët.

Autoritetet izraelite nuk kanë dhënë asnjë arsye për arrestimin e tij.

Sipas dëshmitarëve, forcat izraelite konfiskuan një kompjuter dhe një numër dokumentesh gjatë bastisjes.

Të shtunën, transmetuesi publik izraelit KAN tha se autoritetet izraelite vendosën të dëbojnë një numër palestinezësh nga xhamia Al-Aksa në përgatitje për festat hebraike.

Al-Kiswani është arrestuar disa herë më parë nga autoritet izraelite.

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët. Hebrenjtë këtë zonë e quajnë “Mali i Tempullit”, duke pretenduar kohët e lashta aty ndodheshin dy tempuj hebrenj.

Që nga viti 2003, Izraeli ka lejuar pothuajse çdo ditë inkursionet e kolonëve në kompleksin e pikës së nxehtë, me përjashtim të premteve dhe të shtunave.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Ajo aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, lëvizje kjo që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar. /aa

Related posts

Presidentja e PE emëron kunatin e saj si shef të stafit, Roberta Metsola përballet me kritika! Eurodeputeti laburist: Nepotizëm i shfrenuar!

admin

Qeveria e re italiane me “dorë të hekurt” ndaj emigrantëve, ndalon zbarkimin e 34 personave në brigjet vendase

admin

Rriten shpresat për anëtarësim, shqyrtohet raporti për Kosovën në Këshill të Evropës

admin