RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sot bëhet funerali i mbretëreshës Elizabeth II

sot-behet-funerali-i-mbretereshes-elizabeth-ii

Sot në Londër do të varroset mbretëresha Elizabeth II, e cila do të hyjë në histori si monarkja që ka qenë në fronin britanik për rreth 70 vjet, raporton Anadolu Agency (AA).

Funerali i mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II përfshin operacionin më të madh të sigurisë që Londra ka parë ndonjëherë.

Mbretëresha do të varroset në kapelën e Shën Gjergjit në kështjellën Windsor pranë vendit ku është varrosur bashkëshorti i saj princi Philip, i cili vdiq në vitin 2021 në moshën 99-vjeçare.

Monarkja më jetëgjatë e Britanisë, mbretëresha Elizabeth II vdiq më 8 shtator në Skoci në moshën 97-vjeçare.

Në lamtumirën e fundit të mbretëreshës do të marrin pjesë liderë të shumtë botërorë dhe anëtarë të familjeve mbretërore.

Në funeral do të marrin pjesë rreth 100 krerë shtetesh, përfshirë presidentin amerikan Joe Biden dhe më shumë se 20 anëtarë të familjes mbretërore dhe shumë përfaqësues nga 200 vende.

Arkivoli me trupin e saj udhëtoi nëpër Britani në ditët e mëparshme dhe më pas u ekspozua për disa ditë në mënyrë që britanikët të mund t’i bënin nderimet e tyre mbretëreshës. /aa

Related posts

Vitin e kaluar 116 persona humbën jetën në aksidente në Maqedoninë e Veriut

admin

Kreu i LDK, Lumir Abdixhiku voton për zgjedhjet e balotazhit në Kosovë: Pres zgjedhje parlamentare në dhjetor

admin

Nga janari, paga minimale në Kosovë rritet në 425 euro, në korrik shkon në 500 euro

admin