RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Belgjika ndal dritat publike mes krizës energjetike

belgjika-ndal-dritat-publike-mes-krizes-energjetike

Rajoni Wallonia i Belgjikës këtë javë ka filluar të ndal dritat në autostrada për të kursyer energji, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas transmetuesit belg ‘RTL’, ministri për Energjinë, Lëvizshmërinë dhe Infrastrukturën e rajonit Wallonia, Philippe Henry, urdhëroi nga sot të ndalen dritat në autostradën E40 në lindje të rajonit.

Dritat po ashtu do të ndalen në pjesën qendrore të rajonit, ndërsa nga e mërkura programi do të vazhdojë në pjesën perëndimore të rajonit.

Dritat në autostrada gjatë tre muajve të ardhshëm do të ndalen nga ora 22:00 në mbrëmje deri në orën 05:00 të mëngjesit, me përjashtim të zonave në ndërtim ose me rrezik të lartë për aksidente.

“Po jetojmë kohë të vështira. Ndikimi i krizës aktuale mund të zbutet duke reduktuar konsumin e energjisë”, tha Henry për gazetarët.

Qeveria e rajonit Wallonia synon të kursejë rreth 400 mijë euro me ndaljen e dritave në autostrada gjatë natës.

Lëvizja është pjesë e planit ‘Lumieres Plan 4.0’ (Plani i dritave 4.0), që synon të rinovojë ndriçimin publik në rajon duke kaluar në zgjidhje teknike më pak të kushtueshme dhe më të përshtatshme.

Rajoni Flanders tashmë ka filluar me zbatimin e masave të ngjashme, me të cilat synohet të kursejnë rreth 2 miliardë euro në vit, respektivisht duke ndal dritat në shumicën e autostradave dhe duke kaluar në një sistem sensor që ndriçon rrugët kur nevojitet.

Sot, Këshilli Bashkiak i Brukselit po ashtu vendosi të reduktojë më tej shpenzimet e tij të energjisë, duke ndalur dritat gjatë natës rreth qendrës historike ‘Grand Place’ dhe në monumentet në qendër të qytetit. /aa

Related posts

Bisedimet në Kajro përfundojnë gjatë ditës pa marrëveshje

Muhamet Ramadani

Rinis kërkimi për avionin MH370 të Malaysia Airlines, hetime të reja pas rreth 10 vitesh nga zhdukja misterioze

admin

Presidentët turk dhe algjerian diskutojnë marrëdhëniet dhe çështjet rajonale në një telefonatë

Kushtrim Guraj