RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Baerbock: Moska ka shkelur mbi parimet mbi të cilat u themeluan Kombet e Bashkuara

baerbock:-moska-ka-shkelur-mbi-parimet-mbi-te-cilat-u-themeluan-kombet-e-bashkuara

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock theksoi rolin e vazhdueshëm jetik të OKB-së në menaxhimin e krizave globale përpara se të udhëtonte në Nju Jork për takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që fillon sot në Nju Jork.

Baerbock shtoi se ‘’Asambleja e Përgjithshme e kësaj jave nuk do të ishte si ato të mëparshme” dhe akuzoi Moskën për sulmin ndaj parimeve mbi të cilat u themeluan Kombet e Bashkuara me pushtimin e Ukrainës.

‘’Pavarësisht se është një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Rusia ka treguar shpërfillje totale ndaj ligjit ndërkombëtar dhe gjithë rendit global’’, akuzoi ajo.

“Duhet që Kombet e Bashkuara të gjejnë zgjidhje të përbashkëta për problemet globale. Asnjë vend nuk duhet të jetojë me frikën e një fqinji më të fortë që do ta sulmojë atë”, theksoi Baerbock.

‘’OKB-ja mund të karakterizohet nga njerëz që dëgjojnë njëri-tjetrin me respekt dhe mirëkuptim, të bashkuar në vlerat thelbësore të përbashkëta, si heqja dorë nga dhuna dhe barazia e të gjitha kombeve’’, tha Baerbock.

Lidhur me Ukrainën, Baerbock tha se ‘’Gjermania ka qëndruar fort në anën e vendit dhe do të vazhdojë ta mbështesë atë me gjithçka që i nevojitet për të sjellë paqen’’. /atsh

Related posts

Haxhilerët vazhdojnë ritualet e Haxhit mes Minës dhe Mekës në ditën e Kurban Bajramit

Muhamet Ramadani

Shifra alarmante, 1,219 raste të reja me coronavirus

admin

Pakënaqësia e qytetarëve me qeverinë gjermane arrin nivel rekord, duan një politikë tjetër ndaj refugjatëve: Të kthehen mbrapsht që në kufi

admin