RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Haradinaj Kurtit: Ndale grevën ose jep dorëheqje – shkarkoje Nagavcin

haradinaj-kurtit:-ndale-greven-ose-jep-doreheqje-–-shkarkoje-nagavcin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që ta ndalojë grevën në arsim ose të japë dorëheqje, derisa i kërkoi ta shkarkojë ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ai shkroi në Facebook të dielën se Kurti duhet ose të gjejë zgjidhje menjëherë, ose sipas tij, të pranojë se është i paaftë dhe “të lëshojë rrugë”.

“Nuk ka një rast tjetër në kohë paqeje që shkollat mbeten të mbyllura një muaj. Kryeministri ose duhet të gjejë zgjidhje, menjëherë, ose duhet ta pranojë se është i paaftë dhe të lëshojë rrugë! Debati që ai e ka hapur me sindikatat, është tallje me një popull dhe shprehje e paaftësisë së tij. Sindikatat mund të jenë aty për t’ia nxirë jetën atij e çdo kryeministri tjetër dhe mund të jenë kundër tij e me dreqin e me të birin, por ai që duhet të gjejë zgjidhje është kryeministri e askush tjetër”, shkroi Haradinaj.

Deputeti i AAK-së pyeti Kurtin se kush po i jep të drejtë “t’i lë në rrugë 300 e sa mijë fëmijë”, derisa tha se e ka bllokuar shtetin me kryeneçësi.

“Shkarkoje që sonte ministren e arsimit dhe merr vendim për hapjen e shkollave. Mos shko më larg sepse edhe ashtu ke kapërcyer çdo kufi”, tha Haradinaj.

Pasditen e së dielës ka reaguar edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi. Ai tha se Kurti i ka mbyllur shkollat për nxënësit, por i ka hapur për zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje.

Related posts

Policia me angazhim serioz për sjelljen e të dyshuarve për krime lufte para drejtësisë

admin

“The Guardian”: Tirana, kryeqyteti pas “perdes së hekurt” që ka shumë për të zbuluar

admin

Përplasje mes bandash në Prishtinë, vriten dy persona, një prej tyre kalimtare

admin