RTV AHIRETI
Lajme

Prodhimi në eurozonë në nivelin më të ulët në 28 muajt e fundit

prodhimi-ne-eurozone-ne-nivelin-me-te-ulet-ne-28-muajt-e-fundit

Indeksi i Prodhimit në eurozonë shënoi rënien në nivelin më të ulët në 28 muajt e fundit në shtator, sipas kompanisë së shërbimeve financiare me bazë në SHBA, S&P Global, transmeton Anadolu Agency (AA).

Indeksi i Menaxherëve Blerës (PMI) ishte në nivelin më të ulët në 27 muaj, duke rënë në 48,5 për qind në shtator nga 49,6 për qind në gusht.

Sipas S&P Global, në eurozonë prirja negative ekonomike u thellua në shtator, në mes të tkurrjes së vazhdueshme të aktiviteteve të biznesit për të tretin muaj radhazi.

Kompania shtoi se rritja e çmimeve të energjisë shkaktoi presion shtesë mbi barrën e kostove të kompanive dhe në disa raste kufizim të prodhimit.

“Përkeqësimi i performancës vërehet si në prodhim, ashtu edhe në shërbime, me rënie gjithnjë e më të madhe të kërkesës në të gjithë sektorët si rezultat i rritjes së kostos së jetesës dhe pakënaqësisë në rritje për perspektivat e ardhshme”, theksoi S&P Global.

Në shtator, PMI i shërbimeve ishte gjithashtu në nivelin më të ulët të 19 muajve me 48,2 për qind, nga 48,9 në gusht.

Related posts

Danimarkë, vazhdojnë sulmet ndaj Kuranit

admin

Programi Botëror i Ushqimit pezullon ndihmën për palestinezët

rezart morina

BE-ja përjashton Kosovën, Malin e Zi dhe Republikën Sërpska nga grantet

admin