RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Polonia ofron trajnime ushtarake bazë për të gjithë qytetarët

polonia-ofron-trajnime-ushtarake-baze-per-te-gjithe-qytetaret

Ushtria polake do të ofrojë një kurs trajnimi bazë njëditor për të gjithë qytetarët nga mosha 18 deri në 65 vjeç, njoftoi ministria e Mbrojtjes.

Kursi do të përfshijë trajtimin e armëve, të shtënat, luftime nga afër dhe leximin e hartave dhe do të mbahet në 17 baza të ushtrisë të shtunave në tetor dhe nëntor. Vetëm shtetasit polakë do të pranohen.

Lufta në Ukrainë u ka dhënë urgjencë më të madhe planeve të kahershme për të rritur përmasat e ushtrisë polake.

Shërbimi ushtarak vullnetar është futur së fundmi dhe punonjësit e shërbimit postar janë ftuar t’i nënshtrohen trajnimit për armë me Forcën e Mbrojtjes Territoriale të vendit (WOT).

Ushtria polake numëron aktualisht 110 000, me 30 000 burra dhe gra të tjera në (WOT). Qeveria synon ta rrisë këtë shifër në 250 000 profesionistë dhe 50 000 në WOT. /atsh

Related posts

Rusia e kënaqur me vendimin e OPEC

admin

Lehtësime në pikat kufitare dhe bashkëpunim në arsim, Qeveria miraton dy nisma me Shqipërinë

Muhamet Ramadani

Reagim për Xhaminë Al-Aksa: Gra hedhin shamite gjatë teravive në Turqi

Kushtrim Guraj