RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA dhe Koreja e Jugut nisin manovrat ushtarake

shba-dhe-koreja-e-jugut-nisin-manovrat-ushtarake

Marina e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Jugut kanë nisur sot manovrat e përbashkëta për të demonstruar unitet përballë provokimit të Koresë së Veriut, deklaroi sot marina e Koresë së Jugut.

Manovra katërditore në det, në lindje të Gadishullit Korean synon të përmirësojë kapacitetin e të dy marinave për të kryer operacione të përbashkëta.

Grupi i aeroplanmbajtësve “USS Ronald Reagan” mbërriti në rajon të premten.

Manovra nisi një ditë pas testimit raketor të Koresë së Veriut, për të cilin ushtria e Koresë së Jugut tha se përfshinte një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi.

Të gjitha testimet e raketave balistike të kryera nga Koreja e Veriut janë të ndaluara sipas sanksioneve të OKB-së.

Testimi i raketës u konsiderua si një reagim ndaj mbërritjes së grupit të aeroplanmbajtësve amerikanë në rajon për herë të parë në katër vjet. Koreja e Veriut ka akuzuar SHBA-në dhe Korenë e Jugut për planifikimin e një pushtimi, një akuzë e hedhur poshtë nga të dy vendet.

“Në manovër marrin pjesë mbi 20 anije, dhe do të zhvillohen operacione të forcave speciale dhe të anijeve luftarake nëndetëse”, sipas marinës së Koresë së Jugut.

Fokusi i vizitës së zëvendëspresidentes amerikane, Kamala Harris të enjten në Seul të enjten do të jetë konflikti mes këtyre dy vendeve. /atsh

Related posts

Poloni, ministri i Mbrojtjes akuzohet për zbulimin e dokumenteve “shumë sekrete”

admin

Palestina: Izraeli këmbëngul të vazhdojë sulmet në Rripin e Gazës “me qëllim imponimin e dëbimit”

admin

Julian Assange do të vdesë nëse ekstradohet në SHBA, thotë gruaja e tij

admin6