RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia dënon bastisjet në kompleksin e xhamisë Al-Aksa

turqia-denon-bastisjet-ne-kompleksin-e-xhamise-al-aksa

Turqia ka dënuar bastisjet nga disa grupe radikale izraelite në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, duke u bërë thirrje autoriteteve izraelite të ndërmarrin hapat e nevojshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë theksoi se dënojnë bastisjen e xhamisë Al-Aksa nga “grupet radikale izraelite nën mbrojtjen e forcave izraelite të sigurisë” dhe të njëjtën e konsiderojnë të papranueshme.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve izraelite që menjëherë të ndërmarrin hapat e nevojshme, në mënyrë që këto praktika që cenojnë shenjtërinë dhe statusin e bazuar në të drejtën ndërkombëtare të xhamisë Al-Aksa të mos lejohen dhe që tensionet të mos përshkallëzohen”, tha ministria turke.

Me rastin e festës së Vitit të Ri Hebre, kolonët radikal hebrenj bastisën kompleksin e xhamisë Al-Aksa dhe policia izraelite ndërhyri kundër palestinezëve që protestonin kundër bastisjes.

Related posts

Gjyqi në Hagë, Presidentja Osmani: Pavarësia e Kosovës rezultat i sakrificës së popullit dhe UÇK-së

admin

Ushtria izraelite IDF: Shkatërruam forcat terroriste “Basij” që vepronin në Teheran, sulmet ndaj regjimit do vazhdojnë!

admin

EULEX monitoron sigurinë gjatë balotazhit në Kosovë

RTI