RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia: Ukraina sulmoi me 53 dronë territorin tonë

rusia:-ukraina-sulmoi-me-53-drone-territorin-tone

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se Ukraina ka kryer sulm me 53 mjete ajrore pa pilot (dronë) ndaj territorit të Rusisë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga ministria lidhur me sulmet thuhet: “Mbrëmë dhe në orët e para të mëngjesit të 5 prillit u ndaluan përpjekjet e regjimit të Kievit për të kryer sulme terroriste duke përdorur mjete ajrore pa pilot (dronë) të llojit avion ndaj objektivave në territorin e Federatës Ruse”.

“Sistemet e mbrojtjes ajrore ruse ndërhynë ndaj dronëve”, thuhet në deklaratën ku pretendohet se në rajonin e Rostovit u shkatërruan 44 dronë, në rajonin Saratov 1, në rajonin Kursk 1, në Belgorod 1 dhe në Krasnodar 6 dronë.

Related posts

Shpërthen vullkani Etna në Itali – VIDEO

rezart morina

Ura në Maryland u shemb pas përplasjes së anijes, 20 persona dyshohet se ndodhen në ujë! Shpallet gjendja e jashtëzakonshme, FBI në vendngjarje

admin

Mali i Zi, në mesnatë fillon heshtja zgjedhore në prag të zgjedhjeve parlamentare

rezart morina