RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqia: Dallimi në qasjen ndaj refugjatëve nga Ukraina dhe vendeve tjera është vendim i BE-së

greqia:-dallimi-ne-qasjen-ndaj-refugjateve-nga-ukraina-dhe-vendeve-tjera-eshte-vendim-i-be-se

Ministri i Imigracionit dhe Azilit të Greqisë, Notis Mitarakis deklaroi se qasja e Bashkimit Evropian (BE) ndaj refugjatëve nga Ukraina dhe refugjatëve nga vendet e tjera është e ndryshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Është fakt se qasja ndaj refugjatëve nga Ukraina dhe refugjatëve nga vendet e tjera është e ndryshme. Ky është vendim i BE-së, jo i Greqisë”, tha Mitarakis.

Duke kujtuar se Këshilli i Ministrave të Punëve të Brendshme të BE-së aplikoi për njohjen e drejtpërdrejtë të statusit të refugjatit të emigrantëve nga Ukraina, Mitarakis theksoi se Greqia dëshiron që e drejta e lëvizjes së lirë brenda kufijve të BE-së të zbatohej si për ukrainasit ashtu edhe për të gjithë refugjatët tjerë.

“Ne u themi aleatëve tanë evropianë se refugjatët e njohur nga çdo shtet anëtar i BE-së duhet të kenë të drejtën e lëvizjes së lirë brenda kufijve të BE-së”, tha Mitarakis.

Ai argumentoi se nuk është qasja e duhur që refugjatët të qëndrojnë në vendin ku kanë hyrë fillimisht në BE. Sipas tij, BE-ja duhet të jetë më solidare me këto vende.

Ministri grek theksoi se nuk është e mundur që Greqia të presë një numër të pafund refugjatësh. “Ne përbëjmë 2.4 për qind të BE-së. Duhet të mbajmë një barrë në përpjesëtim me këtë”, tha Mitarakis.

Related posts

Kina mbështet përpjekjet për të rivendosur paqen në Ukrainë

rezart morina

Bien eksportet në Kosovë, prodhuesit: Ka kërkesa, por jo kushte

admin

Temperatura rekorde në Meksikë, qindra të vdekur

rezart morina