RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Uragani Ian godet Kubën, i gjithë vendi pa energji elektrike

uragani-ian-godet-kuben,-i-gjithe-vendi-pa-energji-elektrike

Kuba ka mbetur pa energji elektrike si pasojë e uragani Ian që goditi vendin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Unioni Elektrik i Ministrisë së Energjisë dhe Minierave thuhet se energjia elektrike është ndërprerë në të gjithë ishullin me rreth 11 milionë banorë dhe se vazhdojnë punimet për të siguruar sërish gradualisht shërbimin elektrik.

Në rajon u shkaktuan dëme dhe shumë njerëz u evakuuan pasi uragani Ian me fuqinë në kategorinë 3, kaloi nga perëndimi i Kubës në martën në mëngjes.

Aktualisht teksa nuk janë njoftuar humbje jete, thuhet se autoritetet po punojnë për identifikimin e dëmeve të shkaktuara nga uragani.

Pritet që uragani të jetë efektiv në rajonet e gjirit të Floridës në SHBA në orët e para të mëngjesit të enjten.

 

 

Related posts

Pamjet e emigrantëve në rrugët e Texas në temperatura ngrice, shkaktojnë zemërim në SHBA

admin

Erdoğani dhe Macroni diskutojnë armëpushimin me Iranin, Libanin dhe Gazën

Kushtrim Guraj

Azerbajxhani dërgon ndihma për armenët në Karabak

admin