RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbi 20 emigrantë kubanë të zhdukur në brigjet e Floridës

mbi-20-emigrante-kubane-te-zhdukur-ne-brigjet-e-florides

Më shumë se 20 emigrantë kubanë dyshohet se janë zhdukur në brigjet e Floridës, pasi anija e tyre është fundosur për shkak të motit të keq.

Patrulla Kufitare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Roja Bregdetare janë duke i kërkuar emigrantët e zhdukur, njoftoi të mërkurën BBC-ja.

Shefi i patrullës së Patrullës Kufitare në Miami, Walter Slosar, tha se oficerët e tij bashkë me policinë lokale ishin alarmuar për zbarkimin e katër emigrantëve në Stock Island.

Përmes një postimi në Twitter, ai tha se emigrantët kanë notuar, pasi anija e tyre ishte fundosur.

Policia ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi për të gjetur 23 personat e tjerë që besohet se ishin brenda anijes.

Të martën, shtatë emigrantë kubanë u arrestuan, pasi arritën në SHBA në Pompano të Floridës. /koha

Related posts

Presidenti libanez: Bisedimet me Izraelin janë të ndara nga takimet SHBA-Iran në Zvicër

Muhamet Ramadani

Gjykata e Lartë thotë se Hungaria ka shkelur rregullat evropiane të emigracionit

Muhamet Ramadani

Iluzioni për një “Lindje të Mesme të re”: pse lufta me Iranin mund të kthehet kundër SHBA-së

RTI