RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE akordon 500 milionë euro financim për bujqësinë dhe strehimin në Ukrainë

be-akordon-500-milione-euro-financim-per-bujqesine-dhe-strehimin-ne-ukraine

Ukraina do të marrë 500 milionë euro (480 milionë dollarë) në mbështetje të sektorëve të strehimit, arsimit dhe bujqësisë të vendit, njoftoi komisioneri i zgjerimit të BE-së, Oliver Várhelyi.

“Ukraina ka respektin tonë maksimal, për luftën për pavarësi dhe demokraci, pasi ajo njëkohësisht punon për reformat për të ecur përpara në rrugën e saj drejt BE-së”, theksoi Várhelyi gjatë një vizite në Kiev.

Financimi shtesë i BE-së vjen ndërsa Ukraina po përballet me kufizime të mëdha ekonomike si rezultat i pushtimit rus.

Komisioni Evropian mirëpriti gjithashtu një marrëveshje me institucionet e shërbimeve financiare të Ukrainës për të ndihmuar ukrainasit të kthejnë paratë në vend në mënyrë më efikase dhe transparente. /atsh

Related posts

Të paktën 18 të plagosur pas rrëzimit të një autobusi turistik austriak

admin

Gjysma e Gazës rrafsh me tokë

admin

Arabia Saudite mbanë Konferencë ndërkombëtare rreth Haxhit – VIDEO

admin