RTV AHIRETI
Shëndetësi

Pse duhet të konsumoni sa më shpesh boronica

pse-duhet-te-konsumoni-sa-me-shpesh-boronica

Hulumtimet kanë dëshmuar se boronicat përmbajnë antioksidantë që i neutralizojnë radikalet e lira që hyjnë në organizëm nëpërmjet pesticideve ose tymit

Fruta e vogël e boronicës ndihmon punën e trurit, zbut lëkurën e thatë dhe luan rol edhe në pengimin e zhvillimit të qelizave kancerogjene. Por këto nuk janë gjërat e vetme në të cilat ndikon boronica, ja edhe disa arsye tjera se pse duhet ta shijoni më shpesh boronicën.

– Imuniteti: Hulumtimet kanë dëshmuar se boronicat përmbajnë antioksidantë që i neutralizojnë radikalet e lira që hyjnë në organizëm nëpërmjet pesticideve ose tymit. Shumica e vetive të mira që kanë boronicat vijnë nga pigmenti që ua jep ngjyrën e kaltër të errët.

– Shikimi: Dy porcione boronica në ditë e reduktojnë rrezikun nga humbja e shikimit si pasojë e plakjes për madje 38 për qind.

– Dhjami në bel: Polifenolët që gjenden në boronica ndikojnë në shpërbërjen e qelizave yndyrore, gjë që veçanërisht theksohet në shtresat e dhjamit rreth barkut. Kjo pemë përmban shumë pak kalori, kështu mund ta ofrojë një ndihmë të madhe, nëse përpiqeni për të humbur peshën.

– Kapsllëku: Një porcion me boronica përmban rreth 4 gramë fibra, që është 14 për qind e dozës së rekomanduar ditore. Boronicat ndihmojnë në hidratimin e traktit të zorrëve, gjë që është shumë e rëndësishme për funksionimin normal të tyre.

Related posts

Kujdes! Këto janë efektet që mund të ketë buka në zorrën tuaj

admin6

Këto ushqime mbrojnë shëndetin mendor dhe kontribuojnë në jetëgjatësinë tuaj

admin6

Drita e telefonit ndal rritjen e trurit te fëmijët

admin