RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që dënon aneksimin e territoreve ukrainase

rusia-vendos-veto-ndaj-rezolutes-se-okb-se-qe-denon-aneksimin-e-territoreve-ukrainase

Rusia vuri veto ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që dënon referendumet “ilegale” të mbështetura nga Moska për të aneksuar territoret e okupuara të Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

10 anëtarët e mbetur të Këshillit të Sigurimit votuan pro rezolutës së hartuar nga SHBA dhe Shqipëria, ndërsa Kina, India, Brazili dhe Gaboni abstenuan nga votimi.

“Ajo (rezoluta) dënon këto referendume të paligjshme. Ajo u bën thirrje të gjitha shteteve të mos njohin asnjë shtet të ndarë të Ukrainës dhe kërkon që Rusia të tërheqë menjëherë trupat nga Ukraina”, tha Linda Thomas Greenfield, ambasadorja e SHBA-së në OKB.

Presidenti rus Vladimir Putin më herët gjatë ditës së premtë njoftoi aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës: Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Referendumet janë dënuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa vendet evropiane dhe SHBA thonë se ato nuk do të njihen.

“Çdo vendim për të vazhduar me aneksimin e rajoneve Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia të Ukrainës nuk do të kishte asnjë vlerë ligjore dhe meriton të dënohet”, tha të enjten Antonio Guterres.

Projekt-rezoluta tani pritet të shqyrtohet nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së prej 193 anëtarësh. /aa

Related posts

Vdes i riu nga plagët e marra nga forcat izraelite në Dhahiriya

admin

Rekrutimi në ushtrinë belge arrin nivel rekord me gati 3.000 ushtarë të rinj

Irfan Jahiu

Si mashtrohen shtetasit e huaj që të luftojnë për Rusinë në frontin ukrainas? Dëshmia: Vëllait tim iu premtua punë në administratë dhe…

admin