RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

PDK dhe Aleanca me konferencë në Kuvend, dorëzojnë kërkesën për seancë

pdk-dhe-aleanca-me-konference-ne-kuvend,-dorezojne-kerkesen-per-seance

Partia Demokratike e Kosovë dhe Aleanca në hollin e Kuvendit, po mbajnë konferencë për media.

Siç kanë bërë të ditur, ata kanë dorëzuar kërkesë te deputeti më i vjetër, Avni Dehari, për thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive.

Pasi kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari i kërkuan ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive, shefi i grupit parlamentar të PDK-së tha në një konferencë për media se i kanë ftuar edhe subjektet e tjera politike parlamentare që nesër të shkojnë në Kuvend. Tha se Aleanca i është përgjigjur pozitivisht ftesës së PDK-së.

“Gjithashtu edhe subjekteve të tjera politike, të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës ua kemi dërguar ftesën që nesër në orën 11:00 të jenë prezent në Kuvend”, tha ai.

“Aleanca është përgjigjur pozitivisht dhe presim që do të përgjigjen edhe subjektet e tjera, për shkak se është obligim kushtetues, moral i secilit prej neve që të jemi në seancë dhe ta funksionalizojmë Kuvendin e Republikës së Kosovës”, shtoi Tahiri.

Shefi i grupit parlamentar i Aleancës, Besnik Tahiri tha se kanë kërkuar takim me Deharin “në mënyrë që nesër, në orën 11:00, kur kalon 48 orëshi, të vazhdojë seanca” sipas rregullores së punës së Kuvendit.

Ai tha se nga Dehari s’kanë marrë asnjë përgjigje.

Related posts

27 emigrantë tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin me Kosovën

Muhamet Ramadani

Presidentja greke: Qëndrimi ynë për Kosovën mbetet i pandryshuar

admin

Rriten nivelet e lumenjve nga shirat në Pakistan, mijëra njerëzve u kërkohet të evakuohen

admin