RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Aneksimi i 4 rajoneve të Ukrainës, Turqia: Shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar

aneksimi-i-4-rajoneve-te-ukraines,-turqia:-shkelje-e-rende-e-ligjit-nderkombetar

Turqia ka hedhur poshtë aneksimin e paligjshëm të Ukrainës nga Rusia të shtunën, duke e quajtur vendimin një “shkelje të rëndë” të ligjit ndërkombëtar, shkruan The Guardian.

Ministria e Jashtme tha se nuk e ka njohur aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014, duke shtuar se kundërshton vendimin e Rusisë për të aneksuar Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.

“Ky vendim, i cili përbën shkelje të rëndë të parimeve të përcaktuara të së drejtës ndërkombëtare, nuk mund të pranohet.

Ne ritheksojmë mbështetjen tonë për zgjidhjen e kësaj lufte, ashpërsia e së cilës vazhdon të rritet, bazuar në paqe që do të arrihet përmes negociatave,” tha ai. /abcnews

Related posts

Festë në ekonominë botërore nga një lajm iranian

Kushtrim Guraj

Itali, reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje

RTI

Karvani ushqimor i UNRWA-s sulmohet nga zjarri i marinës izraelite

admin