RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermani, partia e ekstremit të djathtë AfD rrit përqindjen e votave

gjermani,-partia-e-ekstremit-te-djathte-afd-rrit-perqindjen-e-votave

Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) sipas sondazheve të fundit ka rritur numrin e votave në 21 për qind, duke kaluar partitë në pushtet dhe duke ruajtur vendin e dytë, transmeton Anadolu.

Siç raporton transmetuesi publik gjerman ARD, në sondazhin e fundit të zhvilluar nga kompania “Infratest Dimap” në datat 31 korrik – 2 gusht kanë marrë pjesë 1.297 persona.

Sipas rezultateve të sondazhit, partitë kryesore opozitare të Unionit Kristian Social (CDU-CSU) zunë vendin e parë me 27 për qind ndërsa AfD ruajti vendin e dytë me 21 për qind.

Në anketë thuhet se Partia Socialdemokrate (SPD), e cila përbën qeverinë e koalicionit, ka 17 për qind të votave, Partia e Gjelbër 15 për qind dhe Partia Demokratike e Lirë (FDP) 7 për qind.

Partia e Majtë opozitare ka 4 për qind të votave ndërsa të tjerat 9 për qind. CDU-CSU dhe SPD humbën secila nga 1 për qind të votave në krahasim me sondazhin e mëparshëm. AfD e ekstremit të djathtë e njohur për ndjenjat kundër të huajve dhe muslimanëve dhe të Gjelbrit, rriti votat e saj me 1 për qind.

Në pyetjen se nga cili politikan janë të kënaqur, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius mori 54 për qind, Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock 40 për qind dhe kryeministri, Olaf Scholz 31 për qind.

Related posts

Qyteti italian që do të ndalojë akulloret dhe picat pas mesnate, ja çfarë synon të arrihet përmes projektligjit

admin

OKB: Bjellorusia do të lejojë Ukrainën të eksportojë grurë në të gjithë territorin e saj

admin

Shpërthimi i bombës vret 10 persona gjatë shërbesave të kishës në Kongo

admin