RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Flori Beqiraj pranon se sulmoi Mrika Nikçin, avokati thotë se ishte nën ndikim të alkoolit

flori-beqiraj-pranon-se-sulmoi-mrika-nikcin,-avokati-thote-se-ishte-nen-ndikim-te-alkoolit

Flori Beqiraj, i cili ka sulmuar seksualisht Mrika Nikçin, ka pranuar kryerjen e veprës penale dhe se gjatë kryerjes së veprës ishte nën ndikim e alkoolit.

Në vendimin e gjykatës thuhet se Flori Beqiraj, i ka kërkuar falje Mrika Nikçit dhe familjes së saj, pasi babai i të dyshuarit ka pasur raporte pune me familjen Nikçi.

Tutje, në këtë vendim bëhet e ditur se avokati mbrojtës i të pandehurit i ka kërkuar gjykatës që Flori Beqirajt t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak.

“Gjendja e tij ka qenë nën ndikimin e alkoolit, sipas tij tregon se sjelljet që i ka pasur gjatë kryerjes nuk janë të tij, ka qenë në gjendje që edhe vetë i pandehuri nuk mund të shpjegojë duke marrë parasysh këto rrethana nuk mendoj që ka rrezik të arratisjes dhe as të kryerjes së ndonjë vepre tjetër penale. I propozoj gjykatës që të pandehurit t’i shqiptohen njëra nga masat alternative të cilat janë adekuate për të pandehurin, konkretisht propozoj masën e arrestit shtëpiak”, thuhet në vendimin e gjykatës të siguruar nga KlanKosova.

Related posts

“Zoti e kishte bërë për vete” – përurohet shtatorja e Leotrimit në Skënderaj

admin

Putin: Në korrik Rusia fillon vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi

admin

Kancelari gjerman zotohet për “asnjë bashkëpunim” me partinë e ekstremit të djathtë AfD

Muhamet Ramadani