RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bosnja të dielën në zgjedhje, nuk priten ndryshime

bosnja-te-dielen-ne-zgjedhje,-nuk-priten-ndryshime

Të dielën do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme në Bosnjë, por nuk pritet asnjë ndryshim.

Boshnjakët janë të lodhur me elitën politike që nuk ka ndryshuar tash e 30 vjet, ndërkaq pritet të mbesin në pushtet ata që duan ndarjen e Bosnjës.

Hija e luftës në Ukrainë është zgjeruar shumë në Bosnjën e ndarë në baza etnike dhe që të dielën do të mbajë zgjedhjet e përgjithshme, të cilat me shumë gjasë nuk do të sjellin asnjë ndryshim strukturor.

Në këto zgjedhje do të zhvillohet gara në disa nivele të qeverisjes që është një prej institucioneve më të komplikuara në botë pas marrëveshjes së paqes të sponsorizuar nga SHBA-ja në vitet ’90.

Të dielën boshnjakët do të vendosin për tre anëtarët e Presidencës boshnjake, deputetët e Parlamentit në nivel shteti, entiteti dhe rajonal. Të dielën do të përcaktohet edhe presidenti për pjesën e shtetit që kontrollohet nga serbët.

Të gjithë në Bosnjë duan përfaqësues që do t’ua përmirësojnë gjendjen ekonomike dhe që do të forcojnë paqen.

“Duhet të mbizotërojë arsyeja, sepse jemi lodhur me përplasjet e vazhdueshme dhe budallallëqet, me luftën dhe situatën në botë dhe në rajonin tonë. Duhet të përqendrohemi në çështjet reale që kanë rëndësi për njerëzit, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike dhe politike. Këtë pres unë”, ka thënë Ranko Ivankoviq, qytetar i Banjallukës.

Mirëpo disa prej tyre kanë vlerësuar se të gjithë politikanët janë të njëjtë.

“Fytyrat në posterët e zgjedhjeve nuk kanë ndryshuar qe 30 vjet dhe opozita nuk është alternativë. Partitë me platforma të kundërta politike po bëhen bashkë për të rrëzuar Qeverinë aktuale, mirëpo nuk kanë asgjë për të ofruar për qytetarët. Ndoshta do të bëhet mirë për ata, por jo për qytetarët”, ka thënë një qytetare tjetër.

Teksa kandidatët dhe partitë po garojnë me premtimet për luftën kundër-korrupsionit, analistët thonë se nacionalistët që janë pasuruar për vete dhe kanë injoruar nevojat ekonomike për boshnjakët, pritet të mbesin në pushtet.

Në listën e nacionalistëve është edhe lideri i kamotshëm i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, i cili po garon për postin e presidentit për pjesën serbe të Bosnjës.

Ai ka përdorur fushatën për ta paraqitur veten si prijës i agjendës për ndarjen e Bosnjës dhe ka përkrahur luftën e Rusisë në Ukrainë.

Për të joshur votuesit dhe për të shmangur pyetjet e pakëndshme rreth keqpërdorimeve që kanë bërë, edhe nacionalistët boshnjakë dhe ata kroatë kanë përdorur strategjitë e njëjta me Dodikun.

Që prej përfundimit të luftës në Bosnjë, Moska shpesh është akuzuar për destabilizim të shtetit dhe të krejt Ballkanit me ndihmën e aleatëve të saj serbë në rajon. Në muajt e fundit ka pasur shqetësime se Kremlini mund të ngjallë konfliktet në Ballkan për të hequr vëmendjen e Perëndimit nga fushata ushtarake në Ukrainë. /ap/koha

Related posts

Oscar 2024/ “Oppenheimer” filmi më i mirë i vitit, rrëmben 7 çmime! Ja cilët ishin aktorët që fituan vendet e para për interpretimet më të suksesshme

admin

Zvicër: Borë pas valës së të nxehtit, temperatura u ul me 30 gradë

rezart morina

Zhvillimet në veri, Hovenier takohet me Kurtin

admin