RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dështon eksperimenti kimik, 15 të plagosur shpërthimi i papritur në Spanjë – VIDEO

deshton-eksperimenti-kimik,-15-te-plagosur-shperthimi-i-papritur-ne-spanje-–-video

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë, ku 15 persona kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një fuqie me azot të lëngshëm, ndërsa po bëhej një eksperiment kimie.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se mes 15 të plagosurve janë dhe 9 fëmijë.

Shpërthimi nga eksperimenti në Shtëpinë e Kulturës në Girona la njerëz me djegie, të cilët u trajtuan në “Placa de l’Spital”, shkruan Daily Mail.

Eksperimenti thuhet se ishte organizuar nga universiteti lokal, derisa turma aty shikon fuçitë.

Ndërkohë mediat kanë publikuar dhe videon kur ndodh shpërthimi.

Një burrë derdh një substancë të panjohur në një fuçi përpara se ato të vendosen njëra mbi tjetrën.

Pastaj ata fillojnë numërimin, dhe ndodh një shpërthim që është dukshëm shumë më i madh se sa pritej.

Re të mëdha e të dendura tymi të bardhë u përhapën papritur drejt turmës brenda pak sekondash. /euronews

Related posts

Mbreti Abdullah II: Jordania nuk do të jetë një zonë lu’fte

admin

SHBA-ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me vlerë prej 14 milionë dollarësh

RTI

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës: Viti 2023 më i vështiri për sigurinë e gazetarëve në vend

admin