RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Maqedonia e Veriut pret mbështetje nga BE për t’u ballafaquar me krizën energjetike

maqedonia-e-veriut-pret-mbeshtetje-nga-be-per-t’u-ballafaquar-me-krizen-energjetike

Maqedonia e Veriut ka kërkuar nga Bullgaria ndihmë në përballje me krizën energjetike, respektivisht t’i shesë energji elektrike, pa shkelur rregullat e Bashkimit Evropian.

Presidenti Stevo Pendarovski të shtunën në Sofje ka zhvilluar një takim trepalësh me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev.

Në takim u bisedua për rrjedhën e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe për fazat e mëtejshme të negociatave, si dhe për krizën energjetike, sfidat me të cilat po përballet Evropa.

Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut pret mbështetje nga BE-ja për t’u përballur me krizën energjetike dhe gjithashtu foli për rëndësinë e mbështetjes reciproke për forcimin e sigurisë rajonale energjetike.

Të shtunën në Bullgari është vënë në përdorim një interkonektor gazi me gjatësi 182 km, i cili do të transportojë gaz nga Azerbajxhani në Greqi dhe në këtë mënyrë rajoni do të marrë një furnizim alternativ me gaz rus.

Në hapjen e gazsjellësit, përveç Von der Leyen, Radev dhe Pendarovski, morën pjesë edhe kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe kryeministri i Rumanisë, Nikolae Çuka. /alsat

Related posts

Popullsia e botës arrin në 8 miliardë

admin

Osmani dhe Scholz bisedojnë për finalizimin e procesit të vizave

admin

Durmishi thotë se punimet në rrugën Mitrovicë-Prishtinë po realizohen me ritme të shpejta

admin