RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite vrasin dy palestinezë dhe plagosin një tjetër në Bregun Perëndimor

forcat-izraelite-vrasin-dy-palestineze-dhe-plagosin-nje-tjeter-ne-bregun-perendimor

Në Bregun Perëndimor të pushtuar, 2 palestinezë u vranë dhe një tjetër u plagos si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, bazuar në burimet e sigurisë, forcat izraelite kryen bastisje afër kampit të refugjatëve Jalazun në veri të Ramallah-ut dhe hapën zjarr ndaj 3 palestinezëve në automjetet e tyre.

Nga incidenti humbën jetën palestinezët Basil Besbus dhe Khalid Anber, ndërsa u plagos Selame Rafet.

Thuhet se forcat izraelite morën trupat e palestinezëve të vdekur dhe ndaluan të plagosurin palestinez.

Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë e Palestinës ka informuar se si pasojë e zjarrit të forcave izraelite kanë humbur jetën 2 persona dhe një person tjetër është plagosur.

Forcat izraelite kryejnë bastisje të shpeshta në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor për të arrestuar palestinezët me akuza të ndryshme.

 

Related posts

Osmani kërkon mbështetjen e Gjermanisë për heqjen e masave dhe anëtarësim në BE e NATO

RTI

Netanyahu i përgjigjet Joe Biden: Do ta pushtojmë qytetin e Rafahut! Nuk e di saktësisht se çfarë donte të thoshte presidenti, por…

admin

Zelenskyy: Nesër do të ketë bisedime në Turqi, po përgatitemi të intensifikojmë negociatat

RTI