RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Francë, politikania e ekstremit të djathtë Le Pen kërkon mbylljen e më shumë xhamive

france,-politikania-e-ekstremit-te-djathte-le-pen-kerkon-mbylljen-e-me-shume-xhamive

Politikania franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, e ka konsideruar të pamjaftueshme mbylljen e 24 xhamive në dy vitet e fundit nga ministri i Brendshëm Gerald Darmanin, duke kërkuar që të mbyllen më shumë faltore të muslimanëve në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

“…Ai (ministri i Brendshëm) mbyll një xhami aty, një këtu dhe në ndërkohë sjell ndonjë predikues. Megjithatë, në vendin tonë duhet mbyllur të gjitha xhamitë radikale”, ka thënë Le Pen në një intervistë me gazetaren Apoline de Malherbe në kanalin francez BFMTV.

Kur gazetarja Malherbe e pyeti se “sipas cilit kriter duhet të mbyllet një xhami”, Le Pen theksoi se ajo ua kishte prezantuar këto kritere francezëve në kohën e zgjedhjeve dhe argumentoi se të gjithë muslimanët që bëjnë retorikë radikale duhet gjithashtu të deportohen.

Pavarësisht se humbi zgjedhjet presidenciale në raundin e dytë në prill, Le Pen rriti numrin e ulëseve të ish-partisë së saj Bashkimi Kombëtar (RN) në parlament.

Ndryshe, përkundër reagimit të komunitetit ndërkombëtar dhe muslimanëve, Parisi zyrtar ka mbyllur 24 nga 99 xhamitë që kishte inspektuar në dy vitet e fundit me pretekstin e “luftimit të radikalizmit”.

Me kërkesë të ministrit të Brendshëm Darmanin, është duke vijuar procesi ligjor për mbylljen e shumë xhamive. /aa

Related posts

Vrasje me armë zjarri në Shkodër, autori ekzekuton viktimën në banesë

rezart morina

Av’ionët iz’raelitë su’lmojnë qytetin jugor të Li’banit me bo’mba me fo’sfor të bardhë në mes të tensionit

admin

Sali Berisha zyrtarisht i pandehur për korrupsion, do të vijojë të qëndrojë në arrest shtëpiak

RTI