RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

200 000 rusë vërshojnë drejt ish-republikës sovjetike

200-000-ruse-vershojne-drejt-ish-republikes-sovjetike

Më shumë se 200 000 rusë kanë udhëtuar në Kazakistanin fqinj, që kur Kremlini njoftoi mobilizimin e rezervistëve për të ndihmuar përpjekjet e tij të vështira për pushtimin në Ukrainë, sipas ministrit të Brendshëm kazak, Marat Akhmetzhanov.

Megjithatë, ai shtoi se 147 000 rusë janë larguar nga Kazakistani që nga 21 shtatori, pa dhënë detaje të mëtejshme.

”Dje, më shumë se 7 000 shtetas rusë mbërritën në Kazakistan, ndërsa rreth 11 000 u larguan”, theksoi ministry duke shtuar se ”deri më tani ka pasur 68 aplikime për nënshtetësi kazake”.

Pas disa pengesave gjatë më shumë se shtatë muajve në një përpjekje për të pushtuar Ukrainën dhe për të marrë të paktën një pjesë të vendit, Rusia shpreson të tërheqë rreth 300 000 rezervistë.

Por, masa rezultoi jopopullore në Rusi, ku shumë burra që zgjodhën të largoheshin nga vendi në vend që të rrezikonin shërbimin ushtarak. /atsh

Related posts

Kyçje ilegale në ujësjellës – KRU “Prishtina” largon tetë keqpërdorues

rezart morina

SHBA, protestë me rastin e 3-vjetorit të vrasjes së afro-amerikanit George Floyd

rezart morina

“Sot ditë e shënuar për Kosovën”, Klara Buda: Prishtina ka respektuar gjithmonë pakicat, anëtarësimi në KiE bën të mundur…

admin