RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kolonët hebrenjë fanatikë bastisin Xhaminë Al-Aksa

kolonet-hebrenje-fanatike-bastisin-xhamine-al-aksa

Kolonët fanatikë izraelitë bastisën xhaminë Al-Aksa nën mbrojtjen e policisë izraelite me pretekstin e festës së shenjtë hebreje “Yom Kippur”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit, thuhet se që nga orët e mëngjesit 468 kolonë bastisën në grup Xhaminë Al-Aksa në qytetin e vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar, nën mbrojtjen e policisë izraelite.

Në deklaratë thuhet se më shumë kolonë pritet të vazhdojnë bastisjet e tyre pasdite.

Miliona hebrenjë në Izrael me perëndimin e diellit sonte do të hyjnë në Yom Kippur, që do të thotë “Dita e Shlyerjes”, festa më e shenjtë fetare hebraike.

Kolonët hebrenj shtojnë bastisjet e tyre në al-Aksa gjatë festave fetare.

Sipas traktatit të paqes të nënshkruar midis Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994, Mesxhid al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit, e cila është e lidhur me Ministrinë jordaneze të Fondacioneve, Çështjeve Islame dhe Shenjtërisë.

Megjithatë, që nga viti 2003, hebrenjtë hyjnë në faltoren e shenjtë me vendim të njëanshëm të Izraelit, të shoqëruar nga policia pa lejen e Administratës. Duke i përshkruar këto hyrje si bastisje, Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit thekson se sovraniteti i muslimanëve është shkelur. /aa

Related posts

Rritet në 37.765 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

admin

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ publikon rezultatet paraprake

admin

Sekuestrohen katër armë zjarri dhe municion në rajonin e Prizrenit

RTI