RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani: Para Macronit e Scholzit paraqita vijat tona të kuqe

osmani:-para-macronit-e-scholzit-paraqita-vijat-tona-te-kuqe

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se Komisioni Evropian ua ka dërguar edhe një rikonfimirim të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian rreth kritereve për viza duke vlerësuar edhe reformat e ndërmarra në një vit e gjysmë. Gjithashtu, ajo tha se për Asociacionin e Komunave Serbe vlen vetëm vendimi i Kushtetutës dhe nuk është në të mirën e askujt ngritja e një “Republike Srpska” në Kosovë.
Osmani mori pjesë në takimin e parë të Komunitetit Politik Evropian, i quajtur ndryshe si Samiti i Pragës dhe pas takimeve të së enjtes, ajo mbajti edhe një konferencë për media në të cilën tregoi edhe për takimet që kishte zhvilluar në Çeki.

Presidentja nuk e takoi homologun serb, Aleksandër Vuçiq, për të cilin tha se kësaj radhe nuk ishin në tryezën e njëjtë porse Kosova ishte në tryezën që vërtet e meritonte, aty ku u fol për paqen dhe sigurinë.

“Nuk e kam takuar presidentin Vuçiq sepse ka një platformë të re për dialog politik në baza të barabarta ku të gjithë diskutuam si të barabartë. Ishte iniciuar me idenë ku ne kemi diskutime të hapura me grupe më të vogla dhe kemi qenë në grupe të ndryshme kësaj radhe, unë isha tek tryeza e ‘Paqes dhe sigurisë’. Nuk e di se ku ishte presidenti Vuçiq por Kosova vërtetë e meritonte të ishte në tryezën për paqen dhe sigurinë sepse është një shtet që vërtetë kontribuon për paqen dhe sigurinë”, deklaroi Osmani.

Megjithatë, Osmani u takua me presidentin francez Emmanuel Macron si dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, me të cilët është diskutuar çështja e liberalizimit të vizave dhe ajo e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Por, Osmani tha se të dy liderëve evropianë iu ka treguar edhe vijat e kuqe të Kosovës në dialogun me Serbinë.

“Aty në radhë të parë kam ngritur çështjen e shtyrjes përpara të liberalizimit të vizave dhe së dyti çështjen e anëtarësimit në Këshillin e Evropës si dy tema që domosdoshmërish duhet të shtyhen përpara në mënyrë që Kosova të ketë progres konkret dhe pastaj natyrisht kemi diskutuar edhe për dialogun. Ju e dini që Franca dhe Gjermania në nivele më të larta janë duke bërë përpjekje për intensifikimin e dialogut dhe natyrisht ne nuk kemi asgjë kundër që të intensifikohen përpjekjet për një zgjidhje por si përfaqësuese e Republikës së Kosovës, para presidentit Macron dhe kancelarit Scholz kam paraqitur cilat janë vijat tona të kuqe që kanë të bëjnë me mbrojtjen e integritetit territorial, sovranitetin e vendit, kushtetutshmërinë dhe po ashtu rëndësinë e jashtëzakonshme që Kosova të mbetet shtet funksional, të mos lejojmë zgjidhje që më shumë shkaktojnë probleme sesa sjellin më shumë paqe e stabilitet në rajon”, tha Osmani.

Duke u ndalur te Asociacioni i Komunave Serbe, Osmani tha se Kushtetua është e qartë në vendimin e saj dhe se një “Republika Srpska” në Kosovë do të ishte e dëmshme për vetë Bashkimin Evropian.

Ajo hodhi akuza në drejtim të presidentit serb Aleksandër Vuçiq se po mbështet bandat kriminale në veri të vendit.

“Modalitet për ne është kushtetuta e Republikës së Kosovës. Ajo është alfa dhe omega e secilit veprim tonin, prandaj është vendimi i Gjykatës Kushtetuese ai i cili e trason rrugën përpara, është vendimi i Gjykatës Kushtetuese ai i cili përcakton që mekanizmat e tillë nuk mund të jenë as një etnik e as të kenë kompetenca ekzekutive, dhe as nuk mund të krijojnë një shtresë të ndërmjetme të qeverisjes e cila do të bindte ndesh me kushtetutën. Këto janë parimet tona, ne vazhdimisht e shpjegojmë para partnerëve se sa më rëndësi është që të mos shkojmë përtej kësaj sepse nuk është në interes të askujt, më së paku të Kosovës, por as të rajonit si tërësi e as të BE që të kemi ndonjë ‘Republika Srpska’ apo modele të ngjashme që nuk kanë funksionuar dhe nuk do të funksionojnë sepse më shumë krijojnë probleme sesa qetësi e paqe e stabilitet”, vijoi Osmani.

Sa i përket liberalizimit të vizave, presidentja Osmani tha se Komisioni Evropian si dhe shtetet skeptike kanë vlerësuar reformat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe se kjo i është konfirmuar edhe asaj në takime bilaterale.

“Një rivlerësim, ose rikonfirmim i Komisionit Evropian i është dërguar të gjitha shteteve anëtare, është jashtëzakonisht pozitiv dhe në të njëjtën kohë ky rikonfirmim i Komisionit Evropian rreth kritereve për viza ku i njofton të gjitha shtetet anëtare edhe për të gjitha reformat që janë kryer për një vit e gjysmë duke i vlerësuar ato jashtëzakonisht si reforma pozitive dhe në të gjitha takimet që kam pasur siç e përmenda në mbi 25 takime të gjithë e kanë potencuar se sa shumë i vlerësojnë reformat që Republika e Kosovës i ka ndërmarrë gjatë këtij një viti e gjysmë dhe sidomos për shtetet skeptike që kanë qenë sa i përket vizave, kjo ka qenë çështje determinuese në vendimin e tyre dhe këtë e kanë thënë secili prej tyre në këto takime”, u shpreh Osmani.

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë në rend të ditës në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian, më 13 tetor. Presidenca çeke e BE-së ka kërkuar konsensus të brendshëm nga të gjitha vendet anëtare për të mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën.

Related posts

Turqia dënon rezolutën e parlamentit iz’raelit që refuzon krijimin e shtetit pa’lestinez

rezart morina

Turqia dërgon pajisje kërkimi dhe shpëtimi në Iran, Erdogan: Thellësisht i pikëlluar për rrëzimin e helikopterit të Raisit

admin

Turqia u jep medalje ekipeve të shpëtimit për përpjekjet pas tërmeteve – VIDEO

admin