Fuqizohet nga një bateri prej 294mAh që Google thotë është e mjaftueshme për 24 orë. Duhen 30 minuta për karikimin e saj në 50 përqind.
Ka qenë në punim prej vitesh, por Google ishte gati vetëm sot që ta prezantonte. Kompania zbuloi veshjen elektronike flagship dhe është hera e parë që shohim pas disa përpjekjeve nga kompania për ta zyrtarizuar.
Pixel Watch ka një kasë prej 41mm dhe mbulohet nga një xham Gorilla Glass 5. Ekrani AMOLED ka një densitet prej 320ppi dhe rri gjithnjë ndezur përmes teknologjisë Always-On si dhe prodhon ndriçim prej 1,000 nits.
Fuqizohet nga një bateri prej 294mAh që Google thotë është e mjaftueshme për 24 orë. Duhen 30 minuta për karikimin e saj në 50 përqind.
Në anën e djathtë të kasës është kurora dhe një buton shoqërues.
Janë dy variante të saj, një model Wi-Fi/Bluetooth dhe një me modem LTE që kushton 50 dollarë më shumë. Të dy modelet kanë një çip Exynos 9110 shoqëruar nga një co-processor Cortex M33 së bashku me 32GB memorie e 2GB RAM.
Përveç xhamit Gorilla Glass, një tjetër nivel rezistence është ajo ndaj ujit në thellësi 50 metra. Google thotë se mund të identifikojë rëniet dhe versioni LTE nëse kupton që përdoruesit nuk po reagon, njofton shërbimet e emergjencës.
Google Pixel Watch vjen me sistemin operativ WearOS zhvilluar në bashkëpunim me Samsung dhe është e disponueshme në ngjyrë të zezë, argjendtë dhe artë. Kushton 349 dollarë për modelin Wi-Fi/Bluetooth dhe 399 dollarë për modelin LTE. /PCWorld Albanian